• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arrihet marrëveshja, Kombëtarja e Gjermanisë bëhet me trajner të ri

19/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i njohur gjerman Julian Nagelsmann do të jetë trajneri i ri i kombëtares gjermane të futbollit, raporton e përditshmja gjermane Bild, transmeton lajmi.net.

  

Nagelsman do të pasojë Hansi Flick si trajner i Gjermanisë, i cili së fundmi u shkarkua pas humbjes në ndeshjen miqësore kundër Japonisë (1:4).

Bild raporton se Nagelsmann arriti një marrëveshje në parim me drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB). Ai do të jetë trajner i gjermanëve deri në fund të Kampionatit Evropian në vitin 2024.

Theksohet më tej se disa detaje të kontratës mbeten për t’u rënë dakord dhe Nagelsman do të fitojë rreth 400,000 euro në muaj.

Nagelsmann aktualisht është pa punë, pasi u shkarkua nga posti i trajnerit të Bayernit në mars. Ai kishte kontratë me Bayernin deri në vitin 2026, sipas së cilës do të merrte rreth 20 milionë euro për shkak të shkarkimit.

Bild raporton se Nagelsmann e ndërpreu kontratën me Bayernin pak ditë më parë në mënyrë që të mund të bëhej trajner i Gjermanisë.

Drejtuesit e DFB-së mund të njoftojnë zyrtarisht në 24 orët e ardhshme se Nagelsman është trajneri i ri i Panzerëve./Lajmi.net/

  

  


Next Post

“Përgatitja për jetën pa Salah”, egjiptiani do të largohet nga Liverpooli më 2024

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.