Mesfushori italian, Zhorzhinjo, do t’i bashkohet skuadrës braziliane Flamengo.
Sipas ekspertit të merkatos, Fabricio Romano, Zhorzhinjo, do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me klubin nga Brazili, duke përmbyllur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij pas aventurës në futbollin evropian.
Ky transferim shënon një kthesë të madhe për Zhorzhinjon, i cili ka luajtur më parë për klube të mëdha si Napoli, Çelsi dhe së fundmi Arsenal. Trajneri aktual i Flamengos është ish-futbollisti i Çelsit, Felipe Luis.
PANORAMASPORT.AL