Friday, 20. March 2026
Sport

Arrihet marrëveshja, Rrahmani te Rapid Bucuresti

GS 31/07/2023 1 Min. Lesezeit

Albion Rrahmani do ta vazhdojë karrierën në Rumani. Mediumet rumune kanë shkruar të hënën se tashmë është arritur marrëveshja që sulmuesi 22-vjeçar të transferohet te Rapid Bucuresti

Mediumi “fanatik.ro” ka shkruar se Rapidi do të paguaj 600 mijë euro për transferimin e Rrahmanit nga Ballkani i Suharekës.

Rrahmani ka shkëlqyer në vitin e fundit, duke shënuar gola thuajse rregullisht. Për të ishin të interesuara shumë skuadra të huaja por ai karrierën, sipas mediave rumune, do ta vazhdojë te Rapidi i Bukureshtit.

Rapidi në kampionatin e kaluar ishte i pesti në Rumani.

Teilen: