Kingsley Coman mund të jetë largimi i radhës nga gjiganti gjerman Bayern Munich në afatin kalimtar veror.
Bavarezët janë të hapur për ta shitur yllin francez dhe tani po presin ofertën e duhur në mënyrë që t’ia lejojnë largimin lojtarit.
Një skuadër nga liga në zhvillim e Arabisë Saudite ka shfaqur interes për nënshkrimin e Kingsley Coman, një anësor të cilin Bayern Munich synon ta largojë këtë verë.
Sport Bild ka raportuar se skuadra arabe Al Ittihad është shumë e interesuar për transferimin e sulmuesit anësorë duke ofruar 50 milionë euro për nënshkrimin e tij.
Te Bayerni janë të gatshëm ta lejojnë largimin e lojtarit, megjithatë kampionët e shumëfishtë të Gjermanisë presin që oferta të përmirësohet dhe të jetë mbi 60 milionë.
28-vjeçari është pjesë e Bayernit që nga qershori i vitit 2015 dhe ka qenë ndër lojtarët kryesorë në Allianz Arena.
Megjithatë afrimi i Michael Olise ka bërë që trajneri Vincent Kompany ta lejoj pa ndonjë problem largimin e sulmuesit francez.