• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arritje historike, FSHF sjell në Shqipëri finalet e Kampionatit Evropian 2025 për grupmoshën U-17

26/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar për grupmoshat e reja.

UEFA ka vendosur t’i besojë FSHF-së dhe Shqipërisë mikpritjen e finaleve të Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën U-17, njofton Federata Shqiptare e Futbollit, shkruan Lajmi.net.

  

Federata Shqiptare ishte një nga federatat që kishte kandiduar për të pritur fazën finale të turneut, duke përgatitur një aplikim voluminoz që u përgatit nga administrata e FSHF-së dhe që më pas u paraqit në UEFA.

Së fundmi, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në mbledhjen e zhvillua këtë të martë në Qipro ka votuar pro kandidaturës shqiptare, me finalet e turneut kontinental që do të luhen në Shqipëri pas dy vitesh.

Investimet në infrastrukturë me stadiumet e reja, që plotësojnë kriteret e duhura për turne ndërkombëtarë, apo edhe eksperienca e pasur e administratës së FSHF-së në mikpritjen dhe organizimin e turneve ndërkombëtarë ka bindur sërish UEFA-n të sjellë në vendin tonë një ngjarje madhore.

Në vendin tonë, majin e vitit 2022, u organizua finalja e parë e Conference League, AS Roma – Feynoord, një ngjarje historike për Shqipërinë dhe futbollin shqiptar.

Tani është momenti për një tjetër event të rëndësishëm, që do të sjellë Kombëtaret më të forta të Kontinentit për të luftuar për trofeun e titullit kampion Evrope. /Lajmi.net 

  

  


Next Post

Armand Duka zgjidhet në postin e Zv.Presidentit të UEFA-s!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.