Thursday, 14. May 2026
Sport

Arsen Venger nuk ka dyshime: Nuk ishte penallti ajo e Lautaros, ndërhyrje e shkëlqyer nga Kubarsi

GS 07/05/2025 1 Min. Lesezeit

Interi eliminoi Barcelonën me një fitore epike, por padyshim ndikuan edhe disa vendime të marra nga gjyqtari Marciniak. Ish-trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, komentoi negativisht nga studiot e “Bein Sports” në veçanti vendimin e tij për të dhënë penalltinë që e çoi përkohësisht Interin në 2-0.VENGER“Unë jam plotësisht kundër kësaj lloj penalltie. Dhe jam plotësisht kundër përdorimit të lëvizjes së ngadaltë. Me shpejtësi normale, është një ndërhyrje e shkëlqyer dhe Kubarsi e merr topin i pari”, tha ai.

Pastaj për Lautaron: “Shikoni çfarë po bën, ai po anohet nga Kubarsi. Ai po kërkon penalltinë. Ai e di që nuk do të shënojë, sepse e ndjen aty. Për mua, gjyqtari në këtë situatë tregon se nuk mori vendimin e duhur”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

 

Teilen: