Një javë ndoshta vendimtare për fatin e Premier League. Me Liverpoolin e impenjuar në shtëpinë e Manchester Cityt, Arsenali është gati të nisë një sulm drejt kreut. Të mposhtë West Hamin në derbi, megjithatë, nuk do të jetë e lehtë: “Duhet të bëjmë punën tonë. Nesër do të jetë e vështirë. Nëse e bëjmë, do të shohim Liverpool të dielën. Kanë mbetur edhe 13 ndeshje, ka shumë për të luajtur dhe duhet të jemi atje”, tha Mikel Arteta në konferencë.
Rikthimet e Saka dhe Jesus për Champions League – “Nuk e di, kjo është një pyetje për mjekët. Ata po përparojnë shumë mirë. Gabriel është pak përpara Bukayo, por duhet të shohim se si ndihen djemtë dhe çfarë jemi të gatshëm të bëjmë”.
Shorti i raundit të 16-shes në Champions League – “Kemi luajtur kundër PSV-së dhe ata janë një ekip vërtet i fortë. E kemi përjetuar dhe do të jetë shumë e vështirë. E dimë se çfarë na pret. Kur të vijë koha do të jemi gati”.