Sunday, 26. July 2026
Futboll

Arsenal di pikën e dobët të Vinicius Junior, ja plani për të joshur brazilianin për një transferim drejt Londrës

GS 26/07/2026 1 Min. Lesezeit

Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Vinicius Junior te Real Madrid. Përfaqësuesit e yllit brazilian bashkë me përfaqësuesit e Real Madridit do të takohen për të vendosur njëherë e mirë për rinovimin e kontratës ose jo.

Në rast se nuk gjehet gjuha e përbashkët, Vinicius Junior do të largohet brenda kësaj vere dhe destinacioni më i mundshëm duket Londra. Sipas Telegraph, Arsenali po planifikon një ofertë rekord për Vinicius Junior të Real Madridit. Kampionët e Premier League duan t’i ofrojnë brazilianit pagën më të lartë në historinë e klubit.

Aktualisht, Vinicius Junior merr 470, 000 euro në javë, synimi i Arsenalit është të ofrojë 600,000 euro deri në 700,000 euro për të bindur brazilianin.

Teilen: