Arsenali është në “pole position” me ofertën për Declan Rice.
Mesfushori anglez pritet të jetë një nga transferimet më të shtrenjta të verës në Premier League.
Sipas raportimeve të medieve britanike, West Ham kërkon 100 milionë paund për ta liruar lojtarin dhe duket se klubi i trajnerit Mikel Arteta është i gatshëm ta paguajë atë shifër.
Megjithatë, negociatat nuk janë mbyllur, pasi nuk mund të përjashtohet përfshirja në minutën e fundit të disa gjigantëve të tjerë të Premier League në garë.