Thursday, 19. February 2026
Sport

Arsenal humb sigurinë, City shpreson ende, ja pesë takimet e radhës ku do të vendoset titulli në Premier

GS 19/02/2026 1 Min. Lesezeit

Barazimi i Arsenal me Wolves ka treguar edhe një herë se çështja për titull në Premier League mund të konsiderohet gjithçka përveç se e mbyllur.

Të besuarit e Arteta-s edhe në sezonet e kaluara kanë treguar se pikërisht në këtë pikë të sezonit nuk kanë mundur që të menaxhojnë situatën.

Pikët e avantazhit përballë City-t janë pesë për “Topçinjtë”, të cilët kanë në bilanc një ndeshje më shumë. Në 27 takime kanë grumbulluar 58 pikë ndërsa City në 26 ka mundur të grumbullojë 53.

Në pesë javët e ardhshme mendohet se do të vendoset gjithçka. Arsenal do të luajë me ekipet e Londrës si Tottenham dhe Chelsea. Sa i përket City-t në pesë ndeshjet e radhës ndeshje të një niveli të lartë mund të konsiderohet ajo me Neëcastle dhe ajo me Crystal Palace.  

Ndeshjet e Arsenal:

Tottenham (J) – Shkurt 22

Chelsea (B) – Mars 1

Brighton (J) – Mars 4

Everton (B) – Mars 15

Bournemouth (B) – Prill 11

Ndeshjet e City-t:

Newcastle (B) – Shkurt 21

Leeds United (J) – Shkurt 28

Nottingham Forest (B) – Mars 4

West Ham (J) – Mars 14

Crystal Palace (B) – Nuk ka datë

Teilen: