Arsenal e ka nisur më nje fitore të pastër 3-0 sezonin e ri të Premier League.
Kampionët në fuqi nuk kanë pasur shumë vështirësi për të mposhtur Coventyr-n e Frank Lampard, ekipi i sapo ngjitur nga Championship.
15 minuta kanë mjaftuar që Topçinjtë të gjenin golin e avantazhit. Kaqenë Havertz që ka shënuar për vendasit pas një asisti të Calafiori-t.
Tetë minuta më vonë ka ardhur dyfishimi i avantazhit për ekipin e Arteta-s, me Saka që ka çuar shifrat në 2-0.
Në fillimin e pjesës së dytë ka ardhur edhe goli i tretë për londinezët i shënuar nga Odegaard.
Arsenal [1] – 0 Coventry City – Kai Havertz 15’ – VIDEO Arsenal [2]-0 Coventry City – Bukayo Saka 23’ – VIDEOArsenal [3] – 0 Coventry City – Martin Odegaard 49’- VIDEO