Ashtu siç edhe pritej, interesi për Kenan Yildiz këtë merkato do të ishte i madh dhe ashtu po rezulton. Së fundmi, është Arsenal që ka nisur një ofertë konkrete Juventusit për yllin turk, bën të ditur The Athletic.
Për shkak të pasigurisë mbi të ardhmen e Gabriel Martinelli dhe Leandro Trossard, të cilët mbulojnë krahun e majtë të sulmit, por mbi të gjitha për të forcuar skuadrën me një yll në rritje, Arsenal ka piketuar pikërisht Kenan Yildiz.
Megjithatë, përgjigjja e Juventusit ka qenë e menjëhershme. Edhe pse nuk zbulohet enda shifra e ofruar nga londinezët, bardhezinjtë kanë refuzuar kategorikisht mundëinë e largimit të Kenan Yildiz këtë verë. Turku do të jetë protagonisti kryesor i projektit të ri që bardhezinjtë po punojnë, duke nisur nga kjo verë.