Tuesday, 19. May 2026
Sport

Arsenal mbështet Artetan pas kritikave ndaj gjyqtarit

GS 05/11/2023 1 Min. Lesezeit

Arsenal qëndron pas trajnerit Mikel Arteta pasi ky i fundit ka kritikuar gjyqtarin pas humbjes nga Newcastle United të shtunën në Premier League.

Arteta pas mbarimit të ndeshjes ka thënë se ndihej i turpëruar pas golit të diskutueshëm të Anthony Gordon.

Klubi anglez i ka kërkuar të dielën organit të arbitrave (PGMOL) që të shqyrtojë standardet e arbitrimit.

“Pas gabimeve të papranueshme të arbitrave dhe VAR-it të shtunën në mbrëmje, Arsenal mbështet komentet Mikel Artetas. Premier League është liga më e mirë në botë, me lojtarët, trajnerët dhe tifozët më të mirë, ku të gjithë meritojnë më mirë”, ka thënë klubi në një deklaratë.

Teilen: