Arsenal ka arkëtuar një fitore të rëndësishme në kuadër të javës së shtatë të Premier League, duke triumfuar me rezultat 2:0 ndaj West Hamit.
Ndeshja u zhvillua nën dominimin e “Topçinjve”, të cilët kaluan në epërsi në pjesën e parë me golin e ish-mesfushorit të West Hamit, Declan Rice, transmeton lajmi.net.
Në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta vazhdoi me lojë më të vendosur dhe arriti të dyfishojë epërsinë përmes Bukayo Saka, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Me këtë fitore, Arsenal ngjitet në kuotën e 16 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e parë në tabelën e klasifikimit të Premier League./lajmi.net/