• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arsenal në Champions pas 7 vitesh, Arteta: E meritojmë, ky klub duhet të jetë në këtë kompeticion

20/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Topçinjtë” e Aresnal janë rikthyer pas 7 sezonesh mungesë në kompeticionin më prestigjioz për klubet në Evropë e botë, UEFA Champions League, teksa mbrëmjen e kësaj të mërkure do të presë në “Etihad”, “tulipanët” holandezë të PSV.

I pranishëm në konferencën për shtyp, të zhvilluar në prag të kësaj sfide ishte dhe tekniku i Arsenal, Mikel Arteta, i cili para mediave,nuk mundi t’i fshehë emocionet e sfidës së parë të këtij kompeticioni.

“Sa herë që e shikoja dhe nuk ishim atje, e ndieja. Ky klub duhet të jetë në Champions League. Ishte një proces, por ne jemi këtu dhe tani duhet të mendoj se ia dolëm dhe jemi përmirësuar si ekip, kemi përmirësuar skuadrën dhe e meritojmë të jemi këtu.

Do ta trajtojmë ndeshjen ndaj PSV si çdo sfidë tjetër. Jemi mësuar të luajmë kundër ekipeve të vështira çdo javë në Premier Ligë. Nuk do të jetë ndryshe. Do të luajmë kundër një ekipi vërtetë të mirë. Ata janë mësuar të fitojnë dhe do të jetë një test vërtet i vështirë, jam i sigurt për këtë”,- u shpreh tekniku spanjoll. /i.m /abcnews.al 

Next Post

Barcelona rinovon deri më 2028 me talentin 19-vjeçar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.