Arsenal ka pësuar humbjen e katërt për këtë sezon në Premier League, pasi u mund 1-2 nga Bournemouth në sfidën e luajtur në “Emirates”, e vlefshme për javën e 31-të.
Me humbjen e sotme, Arsenal rrezikon shumë vendin e parë, pasi aktualisht është 9 pikë larg ndjekësit kryesor, Man. City, por këta të fundit kanë dy ndeshje më pak. Në rast se City fiton këto dy ndeshje, diferenca shkon vetëm 3 pikë, kur mbeten edhe 6 javë nga fundit sezonit dhe në këtë mënyrë gara për titullin kampion do të jetë më e fortë se kurrë.
Sfida u zhbllokua në minutën e 17-të, ku Eli Junior Kroupi dërgoi topin në rrjetë për miqtë. Në minutën e 35-të, Viktor Gyokeres barazon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, pas prekjes së topit me dorë nga kundërshtari brenda zonës. Pjesa e parë mbyllet 1-1.
Në pjesën e dytë, Bournemouth shënon golin e fitores me Alex Scott në minutën e 74-të.