Arsenali pret sonte kampionët e Ligue 1, PSG-në, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Mikel Arteta dhe lojtarët e tij nuk ishin në aksion gjatë fundjavës, që do të thotë se ata kanë pasur një javë të plotë për t’u përgatitur për përballjen e madhe. Thomas Partey nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e parë për shkak të pezullimit. Mesfushori ganez po vuan një pezullim prej një ndeshje pasi mori një karton të verdhë në të dyja ndeshjet e çerekfinales kundër Real Madridit.
Mikel Merino dhe Ben White u lanë jashtë skuadrës për barazimin 2-2 kundër Crystal Palace të mërkurën e kaluar. Megjithatë, të dy lojtarët janë stërvitur përpara gjysmëfinales dhe duhet të jenë në gjendje të luajnë. Riccardo Calafiori nuk është rikuperuar në kohë, ndërsa Gabriel, Gabriel Jesus dhe Kai Havertz mbeten jashtë.
Seria prej 30 ndeshjesh pa humbje e Paris Saint-Germain në ligë mori fund fundjavën e kaluar, teksa humbën 3-1 në shtëpi ndaj Nice. Në një aspekt më pozitiv, Luis Enrique i ka të gjithë lojtarët e tij seniorë në dispozicion për të luajtur.
Ndeshja nis nga ora 21:00.
Këto janë formacionet zyrtare:
Arsenal: Raya, Timber, Saliba, Kiwior, Lwis-Skelly, Rice, Merino, Odegaard, Saka, Martinelli, Trossard
PSG: Donnarumma – Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendes – Neves, Vitinha, Ruiz – Doue, Dembele, Kvaratskhelia