Arsenali i përgjigjet Liverpoolit me një triumf spektakolar 0-5 në transfertën ndaj Burnleyt, duke ruajtur hapin e “The reds” që kryesojnë me 57 pikë, të ndjekur pikërisht nga “Topçinjtë” me 55 pikë.
Skuadra e Mikel Artetës e nisi vrullshëm ndeshjen dhe që në minutën e katërt gjeti golin e avantazhit me anë të kapitenit Odegaard, ndërsa në fundin e pjesës së parë ishte Bukayo Saka që ekzekutoi saktë një penallti, duke dyfishuar shifrat.
Edhe pjesa e dytë foli për londinezët, që shënuan edhe tre herë të tjera me anë të Saka, Trossard e Havertz, duke marrë një fitore bindëse, e katërta radhazi për skuadrën e Artetës, që synon të kthehet te titulli kampion i munguar prej shumë vitesh.