Arsenal ka fituar 0-1 në transfertën ndaj Nottingham Forest, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Premier League.
Pjesa e parë ishte e qetë dhe pa ndonjë rrezik konkret për të dy skuadrat. Rasti i vetëm i pjesës ishte në minutën e 26-të, ku goditja me kokë e Gabriel pas krosimit nga këndi, u ndal me kokë nga mbrojtësi kundërshtar.
Pjesa e parë mbyllet 0-0. Në minutën e 67-të, sërish Gabriel provon të shënojë sërish me kokë, por topi përfundon pak sipër traversës. Sfida u zhbllokua në minutën e 80-të, ku Noni Madueke gjeti rrjetën me një goditje të fuqishme brenda zonës.
Në minutën e 90+2, Nottingham Forest kishte shansin e artë për të barazuar shifrat, por goditja e Murillo u ndal në shtyllën e djathtë. Arsenal fiton përfundimisht 0-1 dhe mban vendin e dytë në renditje me 18 pikë, 3 pikë më pak se kryesuesit e Man. City.