Mesfushori i Arsenalit, Deklan Rajs, i gëzohet formës në të cilën është rikthyer skuadra e tij, ndërsa arriti një fitore 2-0 kundër Mançester Junajtid të mërkurën. Arsenali është kthyer në një superfuqi në goditjet standarde me Artetën në stol.
Ata kanë shënuar 22 gola nga goditjet e këndit që prej nisjes së sezonit të shkuar, më shumë se çdo skuadër tjetër. “Çfarë mbrëmjeje! Mançester Junajtid ka një trajner të ri, kështu që ne e dinim se do të ishte një test. Ne i qëndruam planit të lojës dhe mund të kishim shënuar tre ose katër gola. Kur shkon drejt një goditje këndi, është një shans për të shënuar një gol. Por të shënosh dy gola nga goditjet e këndit, trajneri Niko Jover do të jetë shumë i lumtur dhe unë jam gjithashtu.
Sekreti i tyre janë të shohësh shumë video dhe unë e di forcën që duhet të ushtroj mbi topin dhe pastaj e rëndësishme është të ushtrohesh. Kur pëson një goditje në kampionat ty të fshijnë emrin. Ne qëndrojmë të bashkuar si grup dhe e dinim se rezultatet nuk ishin mjaftueshëm të mira. Tani kemi filluar ta kthejmë. Rëndësi ka të jesh aty pranë kreut në shkurt. Liverpuli ka humbur pikë, ata janë shtatë larg, kështu që ne do të shohim se çfarë do të ndodhë”.
PANORAMASPORT.AL