• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arsenali, Arteta në prag të PSG-së: Do kuptojmë se ku jemi

30/09/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Pas fitores 4-2 të së shtunës ndaj Leicester Cityt, Mikel Arteta është rikthyer në media për të folur për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain të planifikuar për të martën në orën 21:00.

Për ndeshjen e parë në shtëpi të Ligës së Kampionëve këtë sezon: “Mezi presim. Këto janë mbrëmjet që duam t’i përjetojmë dhe që duam t’i përjetojmë kundër një kundërshtari të jashtëzakonshëm. Ne jemi gati për këtë”.

Për kohën e tij te PSG si lojtar: “Ishte përvoja ime e parë profesionale. Ishte një kohë e jashtëzakonshme. Unë do t’i jem gjithmonë mirënjohës klubit dhe Luis Fernandez sepse ishte ai që besoi në mua kur isha 17-18 vjeç. Ishte një eksperiencë që do të më qëndrojë përgjithmonë, me shokët e skuadrës që më ndihmuan dhe që formuan atë që doja të isha si lojtar, duke ndezur tek unë dëshirën për t’u bërë trajner në të ardhmen. Kishte njerëz shumë të rëndësishëm në atë pjesë të karrierës sime”.

Nata e Champions League në Emirates Stadium: “Të gjithë e presin me padurim. Na ka munguar për disa vite dhe viti i kaluar ishte i pari në shumë vite. Faza e grupeve është pak më ndryshe këtë sezon dhe kundërshtari me të cilin përballemi është ndoshta në nivelin më të lartë me të cilin mund të përballesh në futbollin evropian, sinqerisht, është një mundësi e mirë për ne të shohim se si i përballojmë këto net, sa të përgatitur jemi dhe si mund të imponohemi në këtë lloj konteksti”.

Next Post

Merr fund pritja, Nejmar rikthehet me klubin arab pas 11 muajve vuajtje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.