Arsenali dhe Bayern Muncheni kanë luajtur baras në duelin e parë çerekfinal të Ligës së Kampionëve.
Në ndeshjen e luajtur në Londër, rezultati ishte 2:2.
Bukayo Saka (12’) dhe Leandro Trossard (76’) shënuan golat për Arsenalin, ndërsa Bayerni u kundërpërgjigj me anë të sulmuesve Serge Gnabry (18’) dhe Harry Kane (32’).
Ndeshja e kthimit luhet në Gjermani pas një javë dhe aty do të përcaktohet skuadra që do të avancoj në gjysmëfinale të Championsit.