Wednesday, 13. May 2026
Sport

Arsenali bën gati 50 milionë euro për anësorin e Barcelonës

GS 07/08/2024 1 Min. Lesezeit

Arsenali hidhet në gjurmët e yllit të Barcelonës, Raphinha.

Futbollisti brazilian është në nxjerr në shitje nga Barça këtë verë, pasi kërkojnë të lehtësojnë financat e klubit.

Mundo Deportivo thotë se Arsenal-i ka rinisur kontaktet me Barçën për Raphinha.

Sipas së përditshmes spanjolle, drejtuesi i klubit londinez, Edu është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro për të rikthyer Raphinha-n në Angli.

Ish-ylli i Leeds United ka kaluar dy sezonet e fundit me ekipin Balaugrana, por nuk ka mundur që të shfaqë vlerat e tij më të mira, duke përfunduar në disa reste dhe në stol.

Teilen: