• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arsenali “blindon” portën, vjen Kepa

01/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Arsenali ka zyrtarizuar blerjen e Kepa Arrizabalaga, duke e marrë atë nga Chelsea pas aktivizimit të klauzolës së lirimit prej 5 milionë stërlinash të përfshirë në kontratën e portierit spanjoll. Një operacion i shpejtë dhe i synuar nga “Topçinjtë”, të cilët e kanë identifikuar ish-portierin e “Bluve” si profilin ideal për të forcuar departamentin e portierëve.

Kepa, 29 vjeç, do të mbërrijë në Emirates Stadium për të konkurruar për një vend titullar me David Raya-n, aktualisht numri një i ekipit. Klubi londinez – shkruan Sky Sports UK pas njoftimit zyrtar – është impresionuar nga vendosmëria e Kepas për t’u bashkuar me Gunners dhe gatishmëria e tij për të luftuar për vendin e titullarit. Një cilësi që bindi menaxhmentin të përqendrohej tek ai për të mbështetur dhe stimuluar Raya-n gjatë sezonit.

Pasi iu bashkua Chelseat në verën e vitit 2018 nga Bilbao për një shumë rekord prej 71.8 milionë stërlinash në atë kohë (një shumë që e bëri atë portierin më të shtrenjtë në histori), Kepa ka pasur ulje-ngritjet e tij në Stamford Bridge, më shumë ulje sesa ngritje, por mbetet një portier me vlerë absolute dhe me përvojë të madhe ndërkombëtare.

Next Post

Euro U16 në volejboll për vajza: Erika Jakic, një shqiptare në radhët e përfaqësueses së Italisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.