Punë e kryer, Arsenali e “blindon” Sakan me kontratë të re.
Bukayo Saka do të vazhdojë të jetë pjesë e Arsenalit edhe për një kohë të gjatë.
Gazetari Fabrizio Romano ka raportuar se Arsenali dhe Saka kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës, përcjell lajmi.
Me kontratën e re, Saka do të mbetet në “Emirates Stadium” deri në vitin 2028.
“Kuptoni se Bukayo Saka sapo ka nënshkruar marrëveshje të re afatgjatë me Arsenalin, ja ku po shkojmë. Zyrtarizimi së shpejti” – raporton Romano.
Saka ka zhvilluar 37 ndeshje këtë edicion në Premierligë ndërsa ka shënuar 13 gola dhe ka ndihmuar skuadrën me 13 asistime.
21-vjeçari është pjesë e ekipit të parë të “Topçinjve” nga vitit 2019, ndërsa hapat e parë gjithashtu i mori te klubi londinez.