Friday, 21. August 2026
Sport

Arsenali e kompleton transferimin e Konsas, 60 milionë euro për Aston Villan

GS 21/08/2026 1 Min. Lesezeit

Arsenali e ka kompletuar transferimin e qendërmbrojtësit Ezri Konsa nga Aston Villa për afro 60 milionë euro.

Mbrojtësi 28-vjeçar i Anglisë ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për 12 muaj të tjerë. 

Ai i ka kaluar testet mjekësore dhe ka mbetur vetëm zyrtarizimi, që është çështje kohe, ka shkruar “Sky” të premten. 

Konsa është bërë transferimi i pestë i Arsenalit në këtë verë, pas Piero Hincapie, Illan Meslier, Christos Tzolis dhe Bruno Guimaraes. 

Konsa mund të debutojë me Arsenalin pikërisht ndaj Aston Villas në “Villa Park”, më 31 gusht.

Teilen: