Sunday, 22. March 2026
Sport

Arsenali fitoi Superkupën e Anglisë, babai i Haaland ‘tallet’ me ‘Topçinjtë’

GS 07/08/2023 1 Min. Lesezeit

Babai i Erling Haaland, Alfie, i dërgoi një mesazh sarkastik urimi Arsenalit pas triumfit të Community Shield ndaj Manchester Cityt.

Haaland pati një tjetër paraqitje zhgënjyese në Community Shield të dielën dhe u zëvendësua pak para se Arsenali të mundte Manchester Cityn 4-1 në penallti për të fituar trofeun.

  

Pavarësisht se djali i tij ishte i dobët në fushë, Alfie postoi një mesazh urimi për Arsenalin në mediat sociale në përgjigje të një postimi që nënvizonte bëmat rekorde të sulmuesit për Cityn sezonin e kaluar.

Ai shkroi: “Bravo Arsenal, fitore e madhe. Ju duhet të jeni favorit për ligë tani.”

Fatkeqësia e Haaland vazhdoi në Community Shield pas paraqitjes së tij zhgënjyese kundër Liverpool-it në vitin 2022, gjatë së cilës ai nuk arriti të shënonte në një rast nga tre metra.

  

  


Teilen: