Monday, 18. May 2026
Sport

Arsenali fiton me mund ndaj Burnleyt, i afrohet titullit kampion

GS 18/05/2026 1 Min. Lesezeit

Arsenali e ka fituar me rezultat minimal 1:0 ndeshjen e rëndësishme në garën për titull të kampionit të Anglisë.

Arsenali fitoi me gol të Kai Havertz në pjesën e parë. 

Me fitore, Arsenali ka bërë një hap të madh drejt titullit të kampionit.

Golin e fitores së madhe Havertz e shënoi në minutën e 37-të me asistim të Bukayo Saka.
Ndeshja Arsenal – Burnley u zhvillua në stadiumin “Emirates” në Londër.
Ishte ndeshja e parafundit e edicionit aktual.

Arsenali është në vendin e parë me 82 pikë, pesë më shumë se Manchester City, i cili ndeshjen e parafundit e luan kundër Bournemouthit të martën nga ora 20:30. 

Nëse City humb apo barazon të martën, Arsenali shpallet kampion dhe i jep fund pritjes prej 22 vjetësh.

Të dielën, Arsenali e luan ndeshjen e fundit në udhëtim ndaj Crystal Palace.
City e mbyllë edicionin me ndeshjen në shtëpi ndaj Aston Villas të dielën.
Më 30 maj, Arsenali luan në finale të Ligës së Kampionëve kundër PSG-së.

Teilen: