Tuesday, 17. February 2026
Futboll Bota

Arsenali, fitore me “5 yje”

GS 21/12/2024 1 Min. Lesezeit

Arsenali, triumf 5-1, rifiton vendin e tij në podiumin e renditjes së Premier League(vendi i tretë me 33 pikë) dhe kalon testin e Crystal Palace. Goli i Gabriel Jesus zhbllokoi sfidën në minutën e 6-të dhe heshti Selhurst Park.

Megjithatë, përgjigja e Palace nuk vonoi me golin e barazimit të Sarr në minutën e 11-të. Topçinjtë shënuan menjëherë një tjetër gol tre minuta më vonë, sërish me Gabriel Jesus, dhe më pas krijojnë siguri  para përfundimit të pjesës së parë, me Havertz që firmosi për 1-3 në minutën e 38-të.

Në pjesën e dytë, golat e Gabriel Martinelli në minutën e 60-të dhe Rajs në të 84-ën mbyllën sfidën.

Teilen: