Tuesday, 21. April 2026
Sport

Arsenali futet në garë për Camavingan, në lojë edhe Manchester United

GS 21/04/2026 1 Min. Lesezeit

Arsenal ka shfaqur interes konkret për mesfushorin e Real Madrid, Eduardo Camavinga, i cili mund të largohet gjatë afatit kalimtar veror.

Sipas raportimeve, “Topçinjtë” po monitorojnë nga afër situatën e francezit dhe janë të gatshëm të hyjnë në negociata, nëse lojtari vendos të ndryshojë ambient.

Vlera e transferimit të Camavinga-s pritet të jetë rreth 55 milionë euro, një shumë që konsiderohet e përballueshme për një lojtar të profilit të tij dhe potencialit të madh që zotëron.

Megjithatë, Arsenali nuk është i vetëm në këtë garë. Edhe Manchester United po ndjek me interes zhvillimet dhe mund të rivalizojë për firmën e mesfushorit francez.

E ardhmja e Camavingas mbetet e hapur, ndërsa vera pritet të sjellë zhvillime të rëndësishme për një nga talentët më të spikatur në futbollin evropian.

Teilen: