Monday, 9. March 2026
Sport

Arsenali ka rënë dakord për tarifën me West Ham për të nënshkruar me Declan Rice

GS 28/06/2023 1 Min. Lesezeit

Sipas gazetarit David Ornstein të The Athletic, Arsenali ka arritur një marrëveshje për tarifën me West Ham United për të nënshkruar me Declan Rice.

Oferta e fundit e “Topçinjve” me vlerë 100 milionë paund plus 5 milionë paund shtesë për mesfushorin është pranuar.

Kjo vendos një tarifë të re rekord për një lojtar britanik, me Arsenalin që mundi disa klube të mëdha për të nënshkruar me Rice. Arsenali dhe West Ham po punojnë tani për të zgjidhur kushtet e pagesës së tarifës së rënë dakord. /G.D abcnews.al/

Teilen: