Tuesday, 3. February 2026
Sport

Arsenali kalon në finalen e Kupës së Ligës

GS 03/02/2026 1 Min. Lesezeit

Arsenali është finalisti i parë i Kupës së ligës apo ndryshe siç njihet Carabao Cup, kjo garë.

Arsenali u kualifikua në finale të kësaj gare, pasi në gjysmëfinale eliminoi Chelsean pas dy ndeshjeve me rezultatin e përgjithshëm 4:2.

Pas fitores 3:2 në ndeshjen e parë në udhëtim, Arsenali fitoi edhe në duelin e kthimit në “Emirates Stadium”.

Dueli i së martës mbrëma, përfundoi 1:0 në favor të Arsenalit, që konfirmoi kalimin në finale të kësaj gare.

Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Kai Havertz.

Ai realizoi në minutën e shtatë të kohës shtesë pas një kundërsulmi të shpejtë të Arsenalit.

Në finale, Arsenali pret fituesin e duelit Manchester City – Newcastle, ndonëse ekipi i Pep Guardiikas ka fituar ndeshjen e parë 1:0.

 

Teilen: