Premier Liga do të ven doset në ditën e fundit, nëse historia përsëritet. Arsenali aktualisht kryeson me një pikë mbi kampionët e Mançester Sitit, i cili ka një ndeshje më shumë në dispozicion për t’i parakaluar. Liverpuli është ende në garë, por e gjen veten tri pikë larg kreut aktualisht pas humbjes në derbi ndaj Evertonit.
Por, sipas statistikave të Optas, të tria skuadrat që ndjekin titullin mund ta përfundojnë kampionatin në barazim pikësh, 86 pikë. Kjo do të ndodhte vetëm nëse Siti, Liverpuli dhe Arsenali do të përsërisin rezultatet e sezonit të shkuar kundër kundërshtarëve të tyre të mbetur këtë sezon. Siti ka më shumë ndeshje të mbetura, pesë javë, kundër Uolvesit, Totenhemit, Notingem Forestit, Fulhamit dhe Uest Hemit.
Kampionët mundën Uolvesin, Fulhamin dhe Uest Hemin sezonin e kaluar, por barazuan kundër Forestit dhe humbën ndaj Totenhemit, duke grumbulluar dhjetë pikë. Arsenali mposhti Totenhemin, Bornmëthin dhe Evertonin, por humbi ndaj Mançester Junajtid, që do të thotë se nëntë pikët e mundshme do t’i çonin në 86 pikë.
Ndërsa Liverpuli mori maksimumin e 12 pikëve pas fitoreve ndaj Uest Hem, Totenhemit, Aston Vilës dhe Uolvesit. Pra, rezultatet e përputhshme do t’i linin tre të parët në kuotë të barabartë pikësh pas 38 javësh dhe titulli do të vendosej nga diferencë e golave. E vetmja herë që Premier Liga është fituar ndonjëherë me golavarazhin ishte në vitin 2012, falë golit të paharrueshëm të Serxho Agueros në aksionin e fundit kundër QPR-së.
Aktualisht, Arsenali ka diferencën më të mirë të golave, duke i lënë “topçinjtë” në pozicionin e favoritit nëse shkohet me pikë të barabarta pas javës së 38-të, duke i dhënë fitoren e parë të titullit që nga viti 2004, kur ata e mbyllën të pamposhtur. Ata janë tetë gola më mirë se Siti, dhe 15 më shumë se Liverpuli.
FUNDJAVË E MADHE Nëse historia është diçka që do të përsëritej, atëherë mund të kemi një fundjavë dramatike. Liverpuli luan në transfertë me Uest Hemin sot. Një përsëritje e rezultatit të sezonit të kaluar do t’i shohë ata të triumfojnë ndaj “çekiçëve”. Arsenali luan ndoshta ndeshjen e tyre më të ndërlikuar të mbetur, kur të bëjnë udhëtimin e shkurtër në stadiumin e Totenhemit të dielën. Por sezonin e kaluar ata arritën një fitore 2-0 kundër rivalëve të tyre në derbi.
Goditja më e madhe mund të jetë në Notingem Forest, ku Mançester Siti luan të dielën pasdite. “Qytetarët” barazuan 1-1 herën e fundit dhe një përsëritje e rezultatit do të hapte sërish garën për titull.