• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arsenali kërkon pikën e fundit në Champions, Arteta: Duam trofe

29/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Arsenali ka paraqitur një apel për të anuluar kartonin e kuq të Majls Ljuis-Skelit. Mbrojtësi u përjashtua direkt me karton të kuq gjatë fitores 1-0 të skuadrës së tij kundër Uolvesit të shtunën. Ai e preku Met Dohertin mbi kavilje duke ndërprerë një kundërsulm pak jashtë zonës së Uolvesit në minutën e 43-të.

arteta

Vendimi i gjyqtarit Majkëll Oliver, i cili prej atëherë është kërcënuar me jetë dhe policia i mbron shtëpinë, u la në fuqi nga arbitri i VAR-it, Darren Ingland. Skeli do të mungojë në tre ndeshjet e ardhshme të Arsenalit, një ndeshje në shtëpi në Premier Ligë kundër Sitit të dielën, ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës Karabao të javës së ardhshme në Njukasëll dhe një ndeshje kundër Lestërit në Premier Ligë më 15 shkurt. Arsenali, që sot kërkon të presë biletën direkt në 1/8-at e Champions-it me një pikë nga transferta me Gironën, ka rikuperuar kapitenin Odegard për transfertën spanjolle.

“Ky format i ri kërkon më shumë punë, sepse ka më shumë rivalë dhe të gjithë janë të ndryshëm. Na është dashur të kalojmë më shumë orë dhe të përkushtohemi për të zbuluar se kush është kundërshtari ynë vetëm një herë, gjë që normalisht në formatin e vjetër të Ligës së Kampionëve, keni avantazhin të luani dy herë. Ne jemi të kënaqur me mënyrën se si ka shkuar faza. Ne ende duhet ta përfundojmë atë kundër një skuadre (Girona) që do të jetë padyshim shumë e vështirë.

Por, në përgjithësi, ne jemi të kënaqur me atë që kemi bërë dhe shpresojmë se do të kualifikohemi në raundin e 1/8-ave, sepse është një çështje prioritare për klubin që e kemi pasur prej shumë vitesh. Në këtë klub, aspirata për të fituar tituj të mëdhenj është e panegociueshme. Me stabilitetin që skuadra po tregon në performancë, në rrethana të tjera normale duhet të kishim disa trofe të mëdhenj në duar, por realiteti është se nuk kemi. Pra, diçka na mungon dhe këtu duhet të gjejmë mundësinë dhe të bëjmë një hap tjetër përpara dhe të fitojmë tituj të mëdhenj”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Futsal Euro 2026, trajneri Resuli fton 14 futbollistë për ndeshjet e radhës kundër Armenisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.