• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arsenali luajti në FA Cup me të bardha në vend të fanellave të kuqe, ja pse

12/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Manchester United kaloi në 16-shen e fundit të FA Cup duke mposhtur Arsenalin në “Emirates” me penallti.

Mysafirët kaluan në avantazh me golin e Bruno Fernandes në minutën e 52-të dhe Gabriel barazoi në minutën e 63-të.

Pas 90 dhe 120 minutave lojë nuk kishte asnjë fitues, pas së cilës skuadra e trajnerit Ruben Amorim ishte e pagabueshme nga penalltia.

Skuadra londineze në takimin me United ka veshur fanellat e bardha në kuadër të fushatës No More Red. Ndonëse fanella e Arsenalit në shtëpi është bardh-e-kuq, sot ata kanë veshur fanellat e bardha për të katërtin vit radhazi dhe kanë lënë jashtë ngjyrën e kuqe që “aludon gjak”.

Fushata filloi në janar 2022 në mbështetje të punës për uljen e dhunës mes të rinjve. Arsenali nuk do t’u shesë fanella të bardha tifozëve, por do t’ua shpërndajë vullnetarëve që investojnë kohën e lirë në aktivitete bamirësie.

Next Post

Manchester United shtang Arsenalin, e eliminon nga FA Cup

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.