Thursday, 29. January 2026
Sport

Arsenali me një rezultat perfekt, Mourinho largon Real Madridin nga 8 vendet e para

GS 29/01/2026 2 Min. Lesezeit

Raundi i fundit i ndeshjeve të fazës së grupit në Ligën e Kampionëve ofroi emocione të jashtëzakonshme. Barcelona dhe City u kualifikuan në raundin e 16-shes falë fitoreve ndaj Copenhagen (4-1) dhe Galatasaray (2-0), por e pabesueshmja ndodhi në Lisbonë: Benfica e Mourinhos mundi Real Madridin 4-2 me një gol në minutën e fundit nga portieri Trubin (minuta e 98-të) dhe u kualifikua në play-off së bashku me Los Blancos, të cilët përfunduan jashtë 8 më të mirëve.

Edhe PSG përfundoi jashtë 8 më të mirave, barazoi 1-1 me Newcastle. Arsenali përfundoi me një rekord të përsosur, të gjitha ndeshjet të fituara, me pikë të plota. Pesë ekipe angleze, së bashku me Bayern Munich, Barcelonën dhe Sporting Lisbon, u kualifikuan direkt për raundin e 16-shes.

Interi, Juventusi dhe Atalanta do të avancojnë në fazën play off,  ndërsa Napoli tërhiqet pas humbjes në Maradona përballë Chelsea. Pesë ekipe angleze avancojnë direkt në raundin e 16-shes.

REZULTATET:

Ajax 1-2 Olympiacos

Arsenal 3-2 Kairat Almaty

Monaco 0-0 Juventus

Athletic Club 2-3 Sporting CP

Atlético de Madrid 1-2 Bodø/Glimt

Leverkusen 3-0 Villarreal

Borussia Dortmund 0-2 Inter

Club Brugge 3-0 Marseille

Frankfurt 0-2 Tottenham

Barcelona 4-1 Copenhagen

Liverpool 6-0 Qarabağ

Manchester City 2-0 Galatasaray

Pafos 4-1 Slavia Praha

Paris Saint-Germain 1-1 Newcastle United

PSV Eindhoven 1-2 Bayern München

Union Saint-Gilloise 1-0 Atalanta

Benfica 4-2 Real Madrid

Napoli 2-3 Chelsea

RENDITJA

Teilen: