Arsenali është finalisti i parë në Ligën e Kampionëve.
Londinezët kanë eliminuar Atletico Madridin në gjysmëfinale pas dy ndeshjeve me rezultatin e përgjithshëm 2:1.
Pas barazimit 1:1 javën e shkuar në Madrid, Arsenali të martën mbrëma triumfoi në Londër.
Në stadiumin “Emirates”, Arsenali fitoi 1:0 me golin e shënuar nga Bukayo Saka (45′).
Në finalen e 30 majit në Budapest, Arsenali e pret fituesin e duelit Bayern – PSG.
Teilen: