• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arsenali pa Martinellin kundër Portos

11/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Arsenali do të synojë përmbysjen e Portos pa njërin prej futbollistëve kryesorë, Gabriel Martinelli.

Sipas gazetarit të afërt me klubin londinez, Chris Wheatley, ylli brazilian do të mungojë shkaku i një lëndimi në këmbë.

Martinelli mungoi edhe në fitoren 2:1 të Arsenalit ndaj Brentfordit, që u zhvillua të shtunën.

22-vjeçari kishte pësuar lëndim në ndeshjen ndaj Sheffield Unitedit, e zhvilluar më 4 mars.

Mikel Arteta në paraqitjen e sotme para gazetarëve la të nënkuptohet se Martinelli nuk do të luajë nesër mbrëma.

“Përqindja që dëshironi? Ka opsione. Më falni që ju zhgënjej”, ishte përgjigja e spanjollit kur u pyet rreth mundësisë që sulmuesi i majtë të paraqitet.

Arsenali do të presë Porton në “Emirates”, për të zhvilluar ndeshjen e kthimit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

“Topçinjtë” synojnë të përmbysin rezultatin e ndeshjes së parë, në të cilën pësuan humbje minimale 1:0.

Next Post

Lajme të këqija për Mançester Sitin, Ederson rrezikon të mos luajë ndeshjet më të rëndësishme të sezonit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.