Arsenali, “poker” në fushën e Leeds dhe kthehet +7 duke pritur Cityn dhe Aston Villan
Java e 24-të e Premier Ligës shënoi rikthimin e Arsenalit te fitoret. Skuadra e Artetës fitoi 4-0 kundër Leeds në Elland Road, me golat e Zubimendi, Darloë (autogol), Gyökeres dhe Gabriel Jesus që vulosën fitoren për londinezët.
Kështu, Arsenali rigjen suksesin në ligë që i kishte munguar për tre raunde dhe ngjitet në 53 pikë, shtatë pikë përpara Manchester Cityt dhe Aston Villas (të dyja luajnë të dielën). Leeds mbetet në 26 pikë.
Në ndeshjet e tjera, Bournemouth mposhti Wolverhampton Wanderers 2-0, ndërsa Brighton dhe Everton barazuan 1-1.
Teilen: