• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arsenali rigjen Sakën para sfidës me Liverpulin, Arteta: Nuk mund të na vijë keq për veten

27/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bukajo Saka është rikthyer në stërvitje për Arsenalin përpara përballjes së tyre me kryesuesit e Premier Ligës.artetaTrajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, këmbënguli se 23-vjeçari ende duhet të dëshmojë se është i rikuperuar nga një dëmtim i marrë në detyrën ndërkombëtare, por komentet e tij rrisin shpresat për një rikthim. Londinezët do të jenë pa të pezulluarin Uilliam Saliba për vizitën e Liverpulit, ndërsa Martin Odegard është i dëmtuar. Por Arteta nuk pranoi të përjashtojë Rikardo Kalafiorin apo Jurrien Timberin.

“Ai ka bërë pak stërvitje në bar”, tha Arteta për Sakën në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes së të dielës.

“Sa larg mund ta çojmë atë deri të dielën, kjo është një pyetje tjetër. Kemi një ditë tjetër, që është një gjë e mirë”. Kalafiori shtoi problemet në infermierinë e Arsenalit kur u desh të zëvendësohej pas goditjes së gjurit gjatë fitores të së martës në Ligën e Kampioneve ndaj Shahtjor Donjeckut. “Ai ka nevojë për disa teste të tjera”, tha Arteta.

“Ai kishte disa dje, sot do të ketë të tjera dhe prej andej do ta dimë. Herën e kaluar menduam se ishte shumë keq dhe ai përfundoi duke luajtur dy ose tre ditë më pas, kështu që le të shohim. Ne do të bëjmë çmos t’i kemi ata disi në dispozicion, por është shumë, shumë e pasigurt”.

Përveç kapitenit Odegard, Arsenali është gjithashtu pa shërbimet e Takehiro Tomijasut dhe Kieran Tirnejt për shkak të dëmtimeve, ndërsa Oleksandr Zinçenko nuk është paraqitur ende që nga një problem në kofshë. Saliba do të jetë një tjetër mungesë për shkak të pezullimit: “Ne kemi opsione të ndryshme, lojtarë që kanë luajtur tashmë atje më parë. Është e vërtetë që ai partneritet ka qenë shumë i qëndrueshëm. Ai ka luajtur çdo minutë dhe tani nuk është i disponueshëm. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje tjetër, nuk mund të na vijë keq për veten”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Humbja shkatërruese nga Barcelona, Florentino Perez pas ndeshjes u fut në zhveshtoret e Real Madridit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.