Sot është radha e Arsenalit për të zbritur në fushë dhe rikthimin e tyre në Champions ku për herë të fundit kishin luajtur në sezonin 2016-’17, “topçinjtë” do ta bëjnë në ndeshjen kundër PSV-së në “Emirates”.
Trajneri Mikel Arteta komentoi gjatë konferencës për shtyp emocionet e kompeticionit europian: “Sa herë që e shikoja dhe nuk ishim atje, e ndieja. Ky klub duhet të jetë në Ligën e Kampionëve. Ishte një proces, por ne jemi këtu dhe tani duhet të mendoj se ia dolëm dhe jemi përmirësuar si ekip, kemi përmirësuar skuadrën dhe e meritojmë të jemi këtu”.
Pastaj komenti për rivalët holandezë të Peter Boshit: “Ne duhet ta trajtojmë ndeshjen e PSV-së si çdo sfidë tjetër. Jemi mësuar të luajmë kundër ekipeve të vështira çdo javë në Premier Ligë. Nuk do të jetë ndryshe nesër (sot). Do të luajmë kundër një ekipi vërtetë të mirë. Ata janë mësuar të fitojnë dhe do të jetë një test vërtet i vështirë, jam i sigurt për këtë”.
PANORAMASPORT.AL