Friday, 29. May 2026
Sport

Arsenali “shkel” Cityn

GS 02/02/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Arsenalit ka fituar me rezultatin e thellë ndeshjen derbi kundër Manchester Cityt, që i takoi xhiros së 24-t të Premier Leagues.

Të dielën në Londër, Arsenali trumfoi me shifrat 5:1 ndaj kampionit në fuqi të kampionatit anglez.

Pjesa e parë, përfundoi me rezultatin 1:0 në favor të Arsenalit me golin e shënuar nga mesfushori Martin Odegaard në minutën e dytë të ndeshjes.

City barazoi shifrat me të filluar pjesa e dytë, falë golit të Erling Haalandit (55’), përpara se ti pranoi edhe katër gola tjerë.

Thomas Partey (56’), Myles Lewis-Skely )62’), Kai Havertz (76’) dhe Ethan Nwaneri (93’), shënuan golat tjerë për fitoren bindëse të Arsenalit.

Me këtë fitore, Arsenali është i dyti në tabelë me 50 pikë të tubuara, nëntë më shumë se Manchester City që zë vendin e katërt.

Teilen: