• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arsenali tenton transferimin e portierit të Espanyol

19/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Arsenali është i interesuar për portierin e Espanyol, Joan Garcia, raporton Sky Sports. Topçinjtë duan të kenë një plan nëse Aaron Ramsdale largohet nga klubi në ditët e mbetura para mbylljes së afatit kalimtar.

Reprezentuesi anglez ka statusin e rezervës në Arsenal pasi David Raya arriti të çimentonte vendin e tij të titullarit në përzgjedhjen e Mikel Artetës, transmeton GazetaBlic Sport.

Ramsdale dëshiron të largohet nga Emirates në afatin kalimtar aktual, por deri më tani klubi nuk ka marrë ndonjë ofertë që do t’i kënaqte Topçinjtë.

Joan Garcia konsiderohet si një nga portierët premtues në vendin e tij. Ai është një portier i ri te Espanyol dhe hyri në ekipin e parë në vitin 2021. Deri më tani, ai ka luajtur 29 ndeshje për klubin katalanas, duke pranuar 21 gola dhe duke mbajtur 13 portën e paprekur. Garcia është gati të pranojë një sfidë nga Premierliga, por gjithçka varet nga shitja e Aaron Ramsdale.

/GazetaBlic Sport/

Next Post

​Ancelotti fajëson mbrojtjen për barazimin me Majorkën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.