Mikel Arteta pranon se ai është lutur në minutat e fundit për ta fituar derbin me Totenhemin.
“Në fund po lutesha. Ishte një ndeshje shumë emocionuese. Ky është një stadium shumë i vështirë për të ardhur dhe ne përballë kishim një skuadër të shkëlqyer. Na u desh të gërmonim thellë dhe të vuanim”, ishin fjalët e para të trajnerit të “Topçinjve”. “Gabimi i Rajas? Janë gjëra që ndodhin. Është pjesë e futbollit. Gjëja që më pëlqen është se Raja qëndroi në këmbë dhe ishte fantastik në 25 minutat e fundit. Haverc ishte i shkëlqyer, edhe pse nuk ishte 100%.
Unë kam shumë besim te lojtarët e mi, edhe pse në minutat e fundit po dyshoja pak (qesh). Një ditë më parë m’u desh që t’i ndaloja në stërvitje, sepse donin që të qëndronin më gjatë. Kjo është një shenjë e mirë”.
PANORAMASPORT.AL