Monday, 13. April 2026
Sport

Arsim Abazi nuk është më trajner i Dinamos nga Ferizaj

GS 13/04/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri Arsim Abazi është shkarkuar nga Dinamo Ferizaj, pas humbjes së fundit në fundjavë.

Tëvë 1 mëson nga burime brenda klubit ferizajas për prishjen e marrëveshjes me trajnerin e mirënjohur, pas humbjes nga Vëllaznimi të shtunën në Gjakovë. Dinamo ishte në epërsi por pësoi më pas dy gola për ta humbur duelin direkt me ekipin që po synon rikthimin në elitë.

Në fakt, me fitore të mundshme Dinamo do të ngjitej në vendin e parë të Ligës së Parë.

Aktualisht Dinamo është me pikë të njëjta sa edhe Vushtrria e vendit të parë, gjithsej 59.

Teilen: