• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arsyeja pse Mbappe nuk u stërvi

09/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Arsyeja e vërtetë pse Kylian Mbappe nuk u paraqit në seancën stërvitore për Francën para Euro 2924 tashmë është zbuluar.

Mbappe ka qenë kapiten i Francës që nga marsi i vitit të kaluar, kur ai e zëvendësoi Hugo Llorisin pasi ky i fundit vendosi të pensionohej nga futbolli me kombëtare.

Blerja e re e Real Madridit pritet që të luajë një rol të madh në Euro 2024, teksa kampanja e Francës do të nis të hënën më 17 qershor.

Por, ka pasur frikë se francezi ka pësuar një lëndim pasi ai mungoi në stërvitjen e së shtunës, teksa disa njerëz sugjeronin se ai po vuan nga problemet muskulore.

Ky shqetësim vjen në mesin e disa problemeve për përzgjedhësin e ‘Gjelave’, Didier Deschamps, pasi ai momentalisht nuk po arrin të llogarisë në shërbimet e Kinglsey Coman, Aurelien Tchouameni dhe Adrien Rabiot.

Franca do të përballet me Kanadanë sot (e diel) si një ndeshje e fazës përgatitore përa Euro 2024, teksa Mbappe pritej që të paraqitej në këtë sfidë dhe një vendim pritet të merret pak orë para fillimit të ndeshjes.

Sidoqoftë, L’Equipe ka raportuar se pjesëmarrja e Mbappes në Euro 2024 nuk është në rrezik dhe se ai do të laujë ndaj Austrisë në ndeshjen hapëse.

Next Post

Shqipëria pritet ngrohtë në Gjermani

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.