Thursday, 23. April 2026
Sport

Arsyeja pse u ndërpre ndeshja e Ligës së Konferencës

GS 23/10/2025 1 Min. Lesezeit

Ndeshja e Ligës së Konferencës mes Rijekës dhe Spartës së Pragës është ndërprerë në minutën e 13-të të saj për shkak të kushteve atmosferike ekstreme gjatë përballjes që po zhvillohej në Kroaci.

Reshjet e shumta të shiut bënë që terreni të bëhej i papraktikueshëm, teksa topi bllokohej në pellgje me ujë në fushë.

Kroatët ia dolën edhe të shënonin duke shfrytëzuar këtë gjendje të fushës, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Gjyqtari rifilloi takimin por më pas mblodhi kapitenët e dy ekipeve dhe i udhëzoi skuadrat të dilnin nga fusha, pasi takimi për momentin pezullohej për sa kohë që fusha ishte në gjendje të tillë.

Teilen: