Saturday, 3. October 2026
Futboll

Arsyeja pse zgjodhi Milanin dhe roli i tij i preferuar. Përforcimi i bujshëm ndan përshtypjet e para si kuqezi

GS 03/09/2026 2 Min. Lesezeit

Lojtari i transferuar këtë verë nga Strasbourg, Diego Moreira, ndau përshtypjet e tij të para pas mbërritjes te Milan dhe përshkroi objektivat e tij për sezonin e ri.

“Ditët e para për mua kanë qenë magjike. Është një përvojë e re: shokët e skuadrës më pritën mirë që nga dita e parë dhe jam ndjerë si në shtëpi që kur arrita këtu. Ishte e lehtë për mua të ambientohesha. Jam padyshim gati për të luajtur dhe thjesht po pres momentin tim.

Në mënyrën se si luajmë, unë preferoj krahun e djathtë. Fola me trajnerin për këtë dhe është pozicioni ku ndihem më mirë.

Numri 7 nuk ishte i disponueshëm sepse Santi Gimenez ishte ende këtu. Më duhej të zgjidhja një numër tjetër dhe zgjodha 22 sepse kjo është mosha ime aktuale”, tha Moreira.

I pyetur pse zgjodhi Milanin dhe jo klubet e tjera që kërkonin, anësori belg arsyetoi vendimin e tij.

“Milani është një nga klubet më të mëdha në Itali dhe kur ke një klub si ai që tregon interes për ty, nuk mendon dy herë. Kur më thanë se ishin të interesuar për mua, më erdhën në mendje momentet e mëdha të Milanit: një nga klubet më të mëdha në Itali, jam i lumtur që jam këtu”, tha Moreira.

Teilen: