• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arteta dorëzohet: Luajmë çdo 72 orë

17/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kjo është një periudhë e ngjeshur me ndeshjen për Arsenal, që pasi mundi 2-1 Tottenham në derbin e Londrës ditën e mërkurë, të shtunën do të luajë ndaj Aston Villa. “Nuk ishte e lehtë të fitoje derbin ndaj Tottenham”, tha trajneri i “topçinjve” Mikel Arteta.

“Djemtë janë të jashtëzakonshëm, janë heronj. Para se të luanim ndaj Spurs, 72 orë më parë ne kishim luajtru 120 minuta në FA Cup. Ndërsa tani, po pas 72 orësh, do të luajmë ndaj Aston Villa.

Kjo është e vështirë për të gjithë, pasi javën tjetër rikthehet Champions”, tha Arteta.

“Ne luajmë çdo tre ditë, kështu që kemi vetëm një obektiv, të luajmë sa më mirë të mundemi dhe të grumbullojmë sa më shumë pikë. Tani është për Aston Villa. Besimi im vjen nga ajo që shoh çdo ditë, jo vetëm nga rezultatet. Ndonjëherë në futboll ju nuk merrni atë që meritoni”, shtoi trajneri i Arsenal.

Më tej, spanjolli tha: “Ne nuk ndjejmë keqardhje për veten tonë. Ajo që ne mund të kontrollojmë është performance. Merkato? Diçka do vijë me siguri, pasi kemi humbur dy lojtarë të mëdhenj. Po kërkojmë në mënyrë aktive, por të shohim se çfarë mund të marrim nga merkato”.

Next Post

Kampioni e nis me fitore

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.