Tuesday, 20. October 2026
Futboll

Arteta: Duhet të jemi versioni më i mirë i asaj që kërkon ndeshja, kështu mund të fitojmë gjithnjë

GS 20/10/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, është gati për sfdidën që “topçinjtë” do të zhvillojnë të mërkurën në shtëpinë e Bayern Munich. Përballë do të jenë kampionët e Anglisë dhe të Gjermanisë, në një sfidë që parashikohet e fortë.

“Të mërkurën na pret një ndeshje shumë e vështirë në transfertë kundër Bayern Munich. Le të përgatitemi si duhet, pasi diferencat janë të vogla. Duhet të jemi efikasë para portës dhe të shfrytëzojmë çdo mundësi“, tha Arteta.

Më tej, trajneri i Arsenal u shpreh: “Jemi një ekip krejtësisht ndryshe nga ai i shtatë viteve më parë, sepse kemi protagonistë të tjerë. Ndeshjet në Champions dhe Premier League janë krejtësisht të ndryshme”.

“Duhet të jemi versioni më i mirë i asaj që kërkon ndeshja. Nëse jemi të tillë, do të fitojmë vazhdimisht dhe do ta meritojmë fitoren, sepse jemi më të mirë se kundërshtari. Kjo është ajo që duhet të bëjmë”, tha Arteta.

Teilen: